Ukraina ka arritur një stabilitet në nivel makro ekonomik
Kiev, 9 shtator - Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christin Lagarde,gjatë një vizite në Kiev, Kryeqytetin e Ukrainës, tha se ky vend ka hyrë në procesin e një përmirësimi të shpejtë të ekonomisë.
Lagarde, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryetarin e Shtetit të Ukrainës, Petro Poroşenko tha se Ukraina, në mënyrë befasuese ka arritur një stabilitet në nivel makro ekonomik.
Ajo tha se një përmirësim i shpejtë është vënë re edhe në sistemin bankar duke dhënë sinjalet për përforcimin e shpejtë të ekonomisë së vendit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në muajin mars, kishte bërë një marrëveshje me qeverinë ukrainase prej 17 miliardë e gjysmë dollarësh për të mbështetur programin ekonomik të këtij vendi.
Në këtë kuadër, FMN-ja, muajin e shkuar livroi 1.7 miliardë dollarë të kredisë për Ukrainën.