15 Nëntor 2024

Ukrain refuzon shlyerjen e borxhit ndaj Rusisë

Kiev, 20 dhjetor - Ukraina njoftoi zyrtarisht se nuk do t’i përgjigjej pozitivisht shlyerjes së borxhit prej tre miliardë dollarësh ndaj Rusisë, afati i fundit është e diela.

“Ne do të prezantojmë një moratorium për rimbursimin e tre miliardë dollarëve të bonove ruse”, deklaroi kryeministri ukrainas, Arseni Iatseniouk gjatë një takimi të qeverisë.

”E njëjta masë do të zbatohet për borxhet, me garanci nga shteti, ndaj dy sipërmarrjeve publike ukrainase ‘Pivdenne’ dhe ‘Ukravtodor’, me një vlerë të përgjithshme prej 507 milionë dollarë”, sqaroi ai.

“Ne jemi të përgatitur për një betejë gjyqësore me palën ruse”, siguroi Iatseniouk, në përgjigje ndaj kërcënimit nga ana e Moskës për të çuar Kievin para një gjykate arbitrazhi në mungesë të shlyerjes së borxhit me vlerë tre miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)