16 Janar 2025

Uji me rezerva te kufizuara

Prishtinë, 22 mars - "Republika e Kosovës është një vend i cili konsiderohet me rezerva të kufizuara të resurseve ujore, por Qeveria e Kosovës është zotuar që, në bashkëpunim me donatorët, të vazhdojë investimet në zhvillimin e kapaciteteve për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të furnizimit me ujë, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, dhe për zhvillimin e resurseve të reja ujore”, ka thënë Drejtori i Departamentit të Ujërave Naser Bajraktari.

“Gjatë këtij viti shpresoj të fillojmë ndërtimin e fabrikës për trajtimin e ujërave të ndotura në Prizren”, ka thënë ndërkaq shefja e kabinetit në MMPH, Mrikë Macula.

“Deri më tani është arritur të hartohen studime fizibiliteti për trajtimin e ujërave të ndotura për qytetet Pejë, Gjakovë dhe Prizren, në rrugë të mbarë është edhe studimi i fizibilitetit për  trajtimin e ujërave të  ndotuar për qytetin e Prishtinës (finacuar nga KfW). Po ashtu është arritur që Ligji i ujërave të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës dhe shpresoj që shumë shpejt do të  hyjë në fuqi”, ka thënë Macula.

Kjo datë, 22 Marsi, shërben si një mjet për të fokusuar vëmendjen mbi rëndësinë e ujërave, me theks të veçante ujërave të ëmbla dhe të evokimit për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, është thënë në manifestimin e organizuar nga MMPH.

Për të shënuar një ditë ndërkombëtare të ujërave ishte rekomanduar në vitin 1992 në Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedis dhe Zhvillim (UNCED). Ndërsa, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, këtij rekomandimi ju përgjigj duke përcaktuar që 22 Mars 1993, të jetë e para ditë botërore e ujit. Motoja për këtë vit është: ‘Në hap me Botën për Ujë dhe Sanitacion’. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)