16 Janar 2025

Ujëvarat e Mirushës, monumente të natyrës me rëndësi të veçantë

Prishtinë, 10 janar - Pas përfundimit të  hartimit  të  draftit të parë të Planit Hapësinor për zonën “Ujëvarat e Mirushës”, Monumente të Natyrës me Rëndësi të Veçantë, MMPH, përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor, në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore,institucioneve  lokale, OJQ-ve, shoqërisë civile dhe ekspertëve të kësaj fushe, sot filloi shqyrtimin publik të këtij dokumenti.

Në hapje të shqyrtimit publik, sekretari i përgjithshëm i MMPH-së, Arben Çitaku, pasi i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, i ftoi  që të gjithë bashkërisht, me propozimet e tyre, vërejtjet dhe sugjerimet, të kontribuojnë që dokumenti të marrë formën finale para se të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim.

Gjatë prezantimit të dokumentit , u tha se qëllimi parësorë është  ndalimi i zhvillimeve të paplanifikuara që  dëmtojnë parkun, ri definimi i vijës kufitare të parkut, investimet dhe zhvillimet e ardhshme që duhet  të realizohen sipas planit.

Qëllimi tjetër i hartimit të këtij dokumenti është se Ujëvarat e Mirushës të kenë  vlera unike të trashëgimisë natyrore ,kombëtare dhe kulturore,të jenë të mbrojtura dhe të  shfrytëzuara në mënyrë racionale si dhe të ketë  zhvillim të  turizmit të qëndrueshëm në dobi të komunitetit lokal dhe rajonal.

Në përfundim të debatit, drejtori i Institutit për Planifikim Hapësinor, Luan Nushi tha se dokumenti i ka kaluar të gjitha fazat e parapara me ligjet në fuqi, dhe njëkohësisht paraqet rezultatin e një pune të përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme, si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.

Në periudhën e ardhshme 10 vjeçare, nga institucionet e vendit,  donatorët dhe partneriteti publiko-privat, pritet që në atë zonë të investohen rreth 30 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)