15 Nëntor 2024

Ujësjellsi “Prishtina” do të furniozjë me ujë Obiliqin

Obiliq , 6 maj  – Gjatë ditës së sotme, udhëheqësit e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në përbërje të kryesuesit të Bordit të Drejtorëve Amir Gashi, Ilir Rexhepi - anëtar dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv Ilir Abdullahu, takuan kryetarin e komunës së Obiliqit Xhafer Gashi dhe drejtorin e shërbimeve publike Burim Gërguri.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën aktuale të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, bashkë rendimin e investimeve dhe projekteve zhvillimore në kontekst të furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe trajtim të ujërave të zeza, ngritjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve për një mirëqenie më të mirë , planet konkrete të bashkëpunimit dhe projektet specifike zhvillimore.

Drejtuesit e bordit të drejtorëve dhe menaxhmenti i KUR”Prishtina”,  falënderuan kryetarin Gashi për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, lidhur me të gjitha projektet dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza për të gjithë qytetarët e komunës së Obiliqit.

Nga ana tjetër, kryetari Gashi premtoi mbështetje në realizimin e të gjitha projekteve të përbashkëta dhe sikurse kryetarët e komunave të tjera në zonën e shërbimit lavdëroi punën e drejtorëve të bordit dhe menaxhmentit për mënyrën e çasjes korrekte ndaj palëve të interesit.

Ai i zotua se Komuna e Obiliqit do e mbështesë këtë kompani në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të sipër pëmendura. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)