07 Nëntor 2024

Ujësjellësit 'Prishtina' u kërkon konsumatorëve të bëjnë pagesat e ujit

Prishtinë, 17 maj - Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka bërë të ditur së është duke bërë përpjekje maksimale për kryerjen e shërbimeve sa më cilësore ndaj të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit.

Nërtimi Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj është projekti me i madh dhe më i kushtueshëm që nga themelimi i KRU “ Prishtina”, projekt ky i cili ka zgjedhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën,duke eliminuar reduktimet e dikurshme, në furnizim 24 orë pa ndërprerë.

Kosto totale e ndërtimit të Fabrikës në Shkabaj është 35 mil euro nga te cilat donacione janë 5 mil nga Komisioni Europian,5 mil nga Qeveria e Rrepublikës së Kosovës,5 mil nga Komuna e Prishtinës si dhe 20 mil kredi të marra nga KRU “Prishtina” përmes KFW-së.

Prandaj, Ujësjellësit ”Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve se duke pasur parasyshë se është në faza të investimeve të medha dhe të kthimit të kredisë në mënyrë që t\'i rrit kapacitetet dhe t\'i përmirësojë shërbimet ka kërkuar nga secili që në mënyrë të vazhdueshme të bëjë pagesat e ujit dhe shërbimeve të tjera me qëllim të avancimit të punës.

Kanë mbetur vetëm edhe pak muajë deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike (1 shtator 2017).

"Ua kujtojmë edhe njëherë se, ky Ligj mundëson faljen e borxheve për periudhën ndërmjet viteve 1999-2008."

"Personeli i KUR”Prishtina” sh.a. në Prishtinë është i gatshëm që bashkë me secilin konsumatorë, të gjejë zgjidhje optimale për çdo konsumatorë borxhli", thekson Ujësjellësit ”Prishtina”.

Konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me: Shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë,    faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes, paditë Gjyqësore dhe arkëtimi i dhunshëm përmes përmbaruesve privat.
     
Procedurat e rregullimit të borxheve bëhen në zyrat e selisë qëndrore në Prishtinë  dhe në zyrat e ndërmarrjes në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)