Ujësjellësi"Prishtina" me kërkesë për bizneset
Prishtinë, 29 pril l - Menaxhmenti i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina sh.a. me rekomandim të Bordit të Drejtorëve, njofton konsumatorët ( kategorinë e bizneseve të vogla, bizneseve të mëdha, institucioneve dhe kompanive publike), se pas analizimit të gjendjes financiare, kërkon nga të gjitha këto kategori të zones së shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Podujevë, Shtime, Lipjan dhe Graçanicë që në afat sa më të shkurtër, duke filluar nga data 1 Maj deri më 1 Qershor 2016, të shlyejnë obligimet e tyre ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Nëqoftëse, në afatin e përcaktuar, nuk fillojnë ti shlyejnë obligimet / borxhet e tyre që i kanë më të vjetra se 3 muaj dhe me shumë mbi 500 euro, Ujësjellësi Prishtina do të fillojë të aplikojë masa ndëshkuese ndaj këtyre konsumatorëve:
1. Publikimi i emrave në të gjitha mjetet e informimit publik,
2. Shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit,
3. Inkasimi i borxheve përmes përmbaruesve privat.
Borxhi total i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit ndaj KURPrishtina që nga paslufta e deri në muajin mars 2016 është 43.274.135 euro, me gjithsej 104.926 konsumatorë.
Borxhi total i konsumatorëve të kategorisë ( biznese, institucione dhe kompani publike) ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, që nga paslufta e deri në muajin mars 2016 është 8.409.786 euro, me gjithsej 12.869 konsumatorë.