Ujësjellësi siguron ujë të mjaftueshëm për natën e Vitit të Ri
Prishtinë, 31 dhjetor - Ujësjellësi Prishtina ka bërë të ditur për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se ka bërë të gjitha përgatitjet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, që tu sigurojë atyre furnizim të rregullt me ujë të pijshëm në natën e ndërrimit të mot moteve.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 h ( tel. 044/520-270) pandërprer, në rast të paraqitjes së ndonjë avarie serioze, që mund të shkaktojë ndonjë çrregullim në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Reduktimet e planifikuara teknike që rezultojnë me ndërprerje uji zakonisht rreth orës 23:00, sonte nuk do të jenë prezente.
Duke iu dëshiruar një natë festive, lumturi e begati në rrethin tuaj familjar dhe shoqëror, KURPrishtina sh.a. ua uron Vitin e Ri 2016.