Ujësjellësi shkyq nga rrjeti një hyrje të tërë për shkak të borxhit
Prishtinë, 20 qershor Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina njofton se sot, ekipet e shkyqjes në bashkëpunim dhe bashkëveprim me departamentet përkatëse, kanë ndërmarrë veprim të domosdoshëm dhe ligjor - shkyqjen nga furnizimi me ujë të pijshëm të Hyrjes A/16 në rrugën Bill Klinton.
Në një komunikatë për media të kompanisë, thuhet se deri te veprimi i shkyqjes së kësaj hyrje kanë ardhur, pasi që konsumatorët të cilët banojnë aty, nuk kanë qenë të gatshëm ti kryejnë obligimet financiare që kanë ndaj KRU Prishtina.
\"Përkundër shumë vërejtjeve, këshillave dhe takimeve që kemi pasur me banorë të kësaj hyrje, ata nuk kanë qenë të gatshëm që të sanojnë prishjen e brendshme dhe ti kryejnë obligimet e tyre, si rezultat i kësaj jemi detyruar të aplikojmë Ligjin Për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit\", thuhet në komunikatë.
KRU Prishtina u bën thirrje qytetarëve, që të sanojnë rrjedhjet e brendshme, sepse janë të patolerueshme humbjet e ujit, ngase uji i humbur ka kosto.
\"Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve të cilët nuk i kanë shlyer obligimet financiare ndaj nesh, të njejtat t\'i shlyejnë sa më parë ose në të kundërtën jemi të obliguar të aplikojmë shkyqje nga sistemi i ujësjellësit\", ka thënë Arbëri Zogjani nga Zyra për Informim e kësaj kompanie.