06 Nëntor 2024

Ujësjellësi Prishtina shembull për promovimin e gruas në punë

Prishtinë, 9 tetor - Gjatë ditës së sotme u mbajt punëtoria rreth integrimit të gruas dhe promovimit të saj në punë, me theks të veqantë në sektorin e ujit.

Kjo punëtori u organizua nga Këshilli Ndërministror i Ujit dhe Sida Suedeze me përfaqësues nga Ambasada Suedeze, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Ambientit dhe Plasnifikimit Hapësinorë, Autoriteti Rregullator i Ujit, etj.

Në këtë punëtori u diskutua për barazinë gjinore , të drejtat, mundësitë dhe përparësitë në vende të punës , sidomos në sektorin publik.

Kompania Rajonale e Ujësjellësi 'Prishtina' si shembull i ofrimit të modaliteteve të barazisë gjinore në vendin e punës dhe njëkohësisht përfituese e projektit ,,EDGE STRATEGY PROJECT,, financuar nga Banka Botërore prezantoi rezultatet e dalura nga vlerësimi dhe analizimi i gjendjes faktike në këtë fushë.

Pas vlerësimit të raportit nga Banka Botërore, Ujësjellësi i Prishtinës hapin e radhës e ka certifikimin për barazi gjinore nga Edge Strategy Project, pas rekomandimeve që janë dhënë nga projekti në fjalë.

Grupet e përziera (gratë dhe burrat) në vendimmarrjen publike, kanë ndikim të drejtpërdrejt pozitiv në / Qeverisje, ruajtjen e stafit, kreativitet dhe inovacion.

Ujësjellësi 'Prishtina' është kompania e parë në sektorin e ujit në rajon që ka bërë këtë vlerësim, për ngritjen dhe fuqizimin e gruas në këtë sector.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)