Ujësjellësi Prishtina ka vazhduar me shkyçjet e borxhlinjve
Prishtinë, 4 gusht - Kompania e ujësjellësit rajonal Prishtina ka vazhduar me shkyçjet e borxhlinjve nga rrjeti në disa lagje të Prishtinës. Ndërsa, paguesit e rregullt të faturave të ujit, thonë se nuk kanë probleme me furnizim të ujitë të pijshëm.
Për dallim nga vitet e kaluara, banoret e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, thonë se nuk kanë më probleme me furnizim me ujë të pijshëm, përveç reduktimeve të rregullta që aplikohen gjatë natës tash e disa vjet.
Punëtoret e ujësjellësit rajonal Prishtina, pothuajse çdo ditë po përballen me pakënaqësitë e qytetarëve të Prishtinës të cilët nuk i kanë kryer obligimet për ujin e shfrytëzuar.
Arjeta Mjeku, zëdhënëse e kompanisë së ujësjellësit rajonal Prishtina thotë se kompania ka paraparë disa lehtësime për konsumatorët që kane borxhe. Çmimi i ujit nuk është i lartë, për të gjithë konsumatorët borxhli ne kemi lehtësime pra fillimisht ta paguajnë me kesh 30% të borxhit total që e kanë prej pas lufte dhe pjesa e mbetur të ri programohet me këste prej 12-36 muaj, tha ajo.