Ujësjellësi Prishtina inkason mbi 13.5 milionë euro në 2016
Prishtinë, 3 janar - Kryeshefi i Ujësjellësit Prishtinë, Ilir Abdullahu, në një intervistë për lajmi.net ka thënë së inkasmi për vitin 2016 është në vlerë mbi 13.5 milionë euro përfshirë tvsh.
"Kemi inkasim afër 3 milionë më shumë se sa në vitin e kaluar ku në përqindje shkalla e inkasimit është 90 për qind", ka theksuar ai.
Para hyrjes në fuqi të ligjit mbi faljen e borxheve, vlera e borxheve të konsumatorëve ndaj ujësjellësit ka qenë afër 52 milionë euro, pas përfundimit të afatit për faljen e borxheve dhe deri tani Ujësjellesi ka rreth 40 milionë euro borxhe.
"Nga kjo vlerë janë edhe 10 milionë euro që do tiu falen konsumatorëve pas vazhdimit të këtij ligji në vitin 2017, andaj lusim konsumatorët që të vijnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi të iu falet ajo pjese që përfiton nga ligji dhe pjesën tjetër ta programon dhe ta paguajë faturat ndaj ujësjellësit, kur dihet se me lëshimin e fabrikës se ujit në Shkabaj shpenzimet operative për fabrikë do të rriten edhe për 2,000,000.0 euro vjetore", ka pohuar Abdullahu.
Abdullahu ka thënë se fabrika për përpunimin e ujit në Shkabaj siguron ujë 24 orë për Prishtinën, Fushë Kosovën, Graçanicën, Podujevën.
Fabrika ne Shkabaj njëra ndër fabrikat më të mëdha për përpunimin e ujit të pijes në Kosovë që nga pas lufta është drejt finalizimit të saj dhe shpresojmë se nga Marsi do të nis punën.
"Kjo fabrike do te rrisë kapacitetin e prodhimit për 700 litra në sekondë dhe do të mundësojë që qytetarët e Prishtinë, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Podujevës dhe Graqanicës të kenë furnizimin me ujë 24 orë pa ndërprerje."
" Dua të theksoi edhe faktin se viti 2016 ka qenë më i miri në furnizimin me ujë, ku vlen te përmendim qytetet me 24 orë pa ndërprerje për Podujevën, Obiliqin, Graçanicën, dhe ne shumë lagje të Prishtinës dhe lokalitete për rreth."
"Kësaj gjendje të mirë i ka kontribuar në rend të parë nivelet e mira në akumulacione në Batllavë dhe Badoc, investimet e në rehabilitimin e rrjetave në shumë pjesë të qytetit ku duhet të falënderoj që këto investime janë bërë me të hyra vetanake dhe të hyra nga konsumatorët, me donatorët në rend të parë me Qeverinë Gjermane me Bashkimin Evropian", ka theksuar ai.
Ai ka thënë se fabrika pritet të lëshohet në mars të vitit të ardhshëm. Abdullahu ka alarmuar edhe për ujërat e zeza, që sipas tij, po e ndotin lumenjtë.
/lajmi.net/