Ujësjellësi bën thirrje për shlyerjen e borxheve
Prishtinë, 15 gusht - Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” apelon tek të gjithë konsumatorët të cilëve ju takon falja e borxheve, të shfrytëzojnë këtë të drejtë sa më parë ngase kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike (1 shtator 2017).
"Ua kujtojmë edhe njëherë se, ky Ligj mundëson faljen e borxheve për periudhën ndërmjet viteve 1999-2008. Personeli i KUR”Prishtina” sh.a. në Prishtinë është i gatshëm që bashkë me secilin konsumatorë, të gjejë zgjidhje optimale për çdo konsumatorë borxhli", thuhet në një komunikatë të Ujësjellësit.
Sipas komunikatës, konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me: shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë, faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes, paditë gjyqësore, arkëtimi i dhunshëm përmes përmbaruesve privat.
Ujësjellësi njfton se procedurat e rregullimit të borxheve bëhen në zyrat e selisë qendrore në Prishtinë dhe në zyrat e ndërmarrjes në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.