07 Nëntor 2024

Ujësjellësi bën apel për kursim të ujit të pijes

Prishtinë, 29 qershor – Kompania e Ujësjellësit Regjional \"Prishtina\" ka apeluar për shfrytëzim racional të ujit të pijes gjatë sezonit të verës.

\"Ne si kompani përkundër temperaturave të larta që po mbretërojnë ditëve të fundit në vendin tonë, po bëjmë çmos dhe po trajtojmë/prodhojmë ujë të pijshëm me kapacitetet maksimale si kurrë më parë. Duke marrë për bazë investimet e reja, shtimin e kapaciteteve trajtuese, ne kemi arritur të mbajmë një furnizim të qëndrueshëm 24 orë me ujë për konsumatorët tanë\", thuhet në një komunikatë të ujësjellësit \"Prishtina\".
 
Aty thuhet se javët e fundit së bashku me ngritjen e temperaturave është shtuar konsumi, respektivisht shfrytëzimi joracional i ujit dhe ky keqpërdorim i ujit shkakton çrregullim në furnizim me ujë për shumë konsumatorë.

\"Përderisa nuk kishim një nivel të tillë keqpërdorimi ne kishim një gjendje stabile të furnizimit, mirëpo duke parë një gjendje të tillë ju bëjmë thirrje, të gjithëve, të keni ndërgjegje të pastër dhe të reflektoni me kursim të ujit në mënyrë që të arrijë uji tek te gjithë. Ne si kompani në përkrahje edhe të institucioneve tjera siç janë inspektoratet komunale dhe Policia e Kosovës shumë shpejt do të fillojmë inspektime nëpër terren për keqpërdoruesit potencial\", thuhet në komunikatë.
 
Kompania bën thirrje që uji të përdoret vetëm për nevojat e domosdoshme.

\"Mos shpërdoroni ujin për çështje të panevojshme, për ujitje, për larje rrugësh etj. E gjithë Evropa po përballet me këto temperatura dhe mungesë të ujit, ne jemi ata që më së shumti  e kemi përjetuar mungesën e ujit dje, kështu që sot mos e keqpërdorni atë. Lusim të gjithë, së bashku të ruajmë ujin e pijes sot, që të kemi nesër\", thuhet në apelin e kompanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)