Ujë i Ujësjellësit të Mitrovicës është plotësisht i pishëm
Mitrovicë, 4 shtator - Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Mitrovicë, ka njoftuar qytetarët e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt, Zveçanit dhe të gjitha fshatrat që furnizohen me ujë të pijes nga Kompania Rajonal e Ujësjellësit të Mitrovicës, se Uji është i pishëm.
Prodhimi i ujët që del nga Fabrika e Ujit në Shipol e që furnizon me ujë për pije rajonin e Mitrovicës, është i pishëm dhe i plotëson të gjitha kriteret sipas standardeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Pra ujë është i pastër si në aspektin fiziko-kimik dhe atë bakteriologjik.
Keqinformim i qytetarëve se ujin është i helmuar nuk qëndron, e tërë ka ardhur pasi që një person në dalje të Zubin Potokut ka hedhur në kanalizim rreth 100 l substancës që dyshohet të jetë Pentan.
Vendi ku është hedhur kjo Substancë nuk ka asnjë lidhje me Liqenin e Gazivodës e as me kanalin e Ibër Lepencit nga ky furnizohet edhe rajoni i Mitrovicës me ujë për pije.
Andaj Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Mitrovicës i njofton të gjithë konsumatorët e saj se Uji që dele nga fabrika e Shipolit është plotësisht i pishim.