UFB: Greqia nuk ka shpetuar nga falimentimi
Berlin, 10 mars - Pajtueshmëria e shumë kreditorëve për shkëmbim të obligacioneve shtetërore greke dhe ristrukturimi i pjesshëm i borxhit të Greqisë akoma nuk është dëshmi për shpëtimin e vendit ballkanik nga falimentimi, deklaroi drejtori i Unionit Federal të Bankave gjermane (UFB), Michael Kemer.
''Nuk duhet të mendojmë se Greqia ka shpëtuar dhe se kriza ka mbaruar'', deklaroi Kemer.
"Puna fillon tani. Grekët duhet të detyrat në drejtim të konsolidimit buxhetor për të plotësuar programin tyre ekonomik dhe për të zbatuar mirë privatizimet", theksoi ai.