18 Nëntor 2024

Udhëheqësit dhe anëtarët e bordeve përjashtohen nga rritja e pagave

Prishtinë, 11 prill - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar raporte dhe vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. 

Me vendimin e aprovuar sot nga kabineti qeveritar është bërë ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagave.

Sipas vendimit nga rritja e pagave përjashtohen të gjithë udhëheqësit, anëtarët e bordeve dhe të emëruarave tjerë në agjencionet pavarura të cilat i raportojnë Kuvendit të Kosovës.

Vendimi gjithashtu precizon se përfitues të rritjes prej 25 për qind do të jenë kategoritë e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile të luftës së UÇK-së, invalidët civilë të luftës së UÇK-së, dhe familjet e personave te zhdukur.

Në mbledhjen e sotme është miratuar shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Qendrës Turistike në Brezovicë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për ndihmën dhe shërbimet e mbështetjes së Republikës së Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)