UBT promovoi revistën Alumni
Prishtinë, 28 dhjetor - Sot, më Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), promovoi revistën Alumni.
Revista Alumni është numri i parë që promovohet në Universitetin për Biznes dhe Teknologji(UBT), si dhe në Kosovë.
Ideja për botimin e një reviste të tillë ka për qëllim paraqitjen e studenteve që kanë diplomuar në UBT të dhënat për ta, fushën në të cilën kanë studiuar, përvojat nga studimet, vendet e punës ku punojnë tani, përparësitë që ju kanë sjellë studimet dhe praktika në UBT, zbatimin në praktikë në vendet e punës të mësimeve që kanë marrë sa kanë qenë studentë.
Promovimi u bë në hollin e objektit të UBT-së, me çrast përveç stafit akademik dhe administrativ dhe aluminit të UBT-së morën pjesë edhe mediet dhe përfaqësues të Qeverisë së republikës së Kosovës..
Për revistën, foli Presidenti i UBT. Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili ndër të tjera tha UBT-ja krenohet me alumnin e tij, suksesi i juaj është mburrja jonë dhe vlera më madhe që UBT-ja ka është alumni i tij.