29 Prill 2024

UBT prezantoi projektin “Erasmus Mundus”

Prishtinë, 3 mars - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) sot organizoi konferencën me temën “Projektet e UBT-së dhe ndërkombëtarizimi i Republikës së Kosovës, ku me theks të veçantë u prezantua projekti “Erasmus Mundus”.

Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i pari i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), që njëherësh është përfituesi i projektit, vlerësoi se përmes projekteve të tilla edhe më të hershme është arritur një mobilitet i lartë i studentëve në këtë universitet, stafit akademik, ngritje e kapaciteteve akademike shkencore dhe janë arritur që të organizohen konferenca të shumta ndërkombëtare.

Hajrizi ndër të tjera ka theksuar se përmes publikimeve, revistave ndërkombëtare dhe konferencave kemi arritur që Kosovën ta fusim në mekanizmat ndërkombëtare të akademisë dhe shkencës siç është në Organizatën Ndërkombëtare për Cilësi (OEC), në Federatën Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik (IFAC), si dhe në Organizatën për Menaxhimin e Projekteve (IPMA) etj, ku vendi ynë sot është i barabartë me organizmat më të rëndësishëm botëror në fushat e shkencës dhe teknologjisë, andaj edhe projekti “Erasmus Mundus”, do të jetë kontribues i madh për në katër vitet e ardhshme, siç janë bursat që ofrohen për të studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në rajon.

Ai po ashtu ka theksuar se ideja dhe përmbajtja e këtij projekti është që zakonisht të rritet hapësira e ndërmarrësisë dhe kompetenca në menaxhim në fushat e teknologjisë, inxhinierisë, matematikës edhe shkencës.

Ndërkohë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Ramë Buja, konferencën e ka vlerësuar si të rëndësishme në zbatimin programeve për ngritjen e cilësisë së studimeve.

“Me kënaqësi e mora ftesën nga një institucion i arsimit të lartë, siç është në këtë raste UBT-ja, që është përfituese e një projekti të tillë të nivelit më të lartë, sepse ta përfitosh një projektin e tillë nuk është rastësi por është e arritur në sajë të cilësisë e përgëzoj UBT për punën e bërë në vazhdimësi”.

Ai ka premtuar mbështetje të pakursyer që Kosova të ecë në hap me dijen. “Nuk guxojmë që në Kosovë të kemi qytetarë të rangut të parë dhe të dytë. Unë do të jem shumë i interesuar që në institucionet tona të instalojmë një gjë që është shumë logjike, garën e dijes, por edhe të shohim se cili është pozicioni i gjithsecilit”, ka thënë Ministri Buja.

Përfitues të projektit “Erasmus Modus”, janë 16 universitete nga rajoni dhe
Evropa, prej tyre tetë nga vendet e Ballkanit, ku Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), është Universiteti i vetëm privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese e projektit në fjalë.

Projekti është katërvjeçar dhe në përgjithësi ofron 264 bursa, UBT-ja ka 38 mobilitete ose bursa. Projekti ka një shumë 3.8 milionë euro. Krahas tjerave UBT e ka edhe një privilegj përfshire brenda projektit, sepse për katër vite me radhë është koordinatore e këtij projekti.

“Erasmus Mundus” ofron bursa, që do të ndahen për studentë dhe staf akademik të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë përmes projektit, përfshinë edhe aktivitete tjera si trajnime në  dërmarrësi, menaxhment, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Programi Erasmus Mundus, përkrahet nga Komisioni Evropian me 3.8 milion euro.

Të drejtë aplikimi do të kenë studentët dhe mësimdhënësit që iu takojnë lëmive të teknologjisë, inxhinierisë, ndërmarrësish, matematikës etj.

Konkursi për aplikim do të jetë i hapur deri më 15 prill të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)