UBT fillon bashkëpunimin me Universitete e Turqisë
Prishtinë, 5 dhjetor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), në vazhdimësi po bashkëpunon me universitetet të njohura botërore, për bartjen dhe shkëmbin e përvojave në fushën universitare.
Një bashkëpunim te tillë e ka filluar edhe me Universitete nga Republika e Turqisë.
Një delegacion nga Universiteti UBT nga (Kosova) i prirë nga Presidenti i Universiteti UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka qëndruar për vizitë disa ditore në Turqi, gjegjësisht kanë vizituar Universitetin Kadir Has dhe Universitetin Amir Sinan, dhe kanë takuar menaxhmentin e lartë të universiteteve të cekura më lartë si Rektorët, Dekanët dhe Profesorët , me të cilët është diskutuar fillimi i bashkëpunimit në fushën akademike, shkencore dhe atë kulturore në mes e këtyre Universiteteve.
Është diskutuar mjaftë shumë edhe për zhvillimin e korrikulave, mobilitetin e stafit akademik dhe të studentëve, organizimin e eventeve shkencore me nivel regjional dhe ndërkombëtar, si dhe pjesëmarrje të përbashkëta në projekte evropiane.
Natyrisht ishte një shkëmbim shumë i mirë përvojash për ne, sepse këto Universitet vërtetë kanë bërë një zhvillim të madhe dhe kane krijuar emër në fushat e studimeve të cilat ato i ofrojnë. Prandaj, është interesi ynë që praktikat e mira turke të bartën edhe në Kosovë, tha Prof. Dr. Edmond Hajrizi, President i UBT-së.
Pritet që në ditët në vijim një delegacion nga këto universitete të vizitojnë edhe Kosovën gjegjësisht UBT - në.