UBT certifikon edhe 20 kandidatë për ciceron
Prishtinë, 25 nëntor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) e mbështetur nga GTZ-ja dhe në bashkëpunim me Ministrin e Tregtisë dhe të Industrisë (MTI), organizoi për herë të tretë në Kosovë trajnimin dhe certifikimin e personave për Ciceronët Turistikë.
Pas disa orëve të njëpasnjëshëm dhe shumë vizitave nëpër Kosovë, 20 kandidatët pjesëmarrës të trajnimit në fjalë me sukses e dhanë provimin dhe më 25 nëntor 2010, në hollin e objektit të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), kandidatët pjesëmarrës në një ceremoni solemne i morën certifikatat dhe u certifikuan si Ciceronët Turistikë.
Gjatë ndarjes së certifikatave rektori i UBT-së Edmond Hajrizi në një fjalë rasti i përshëndeti dhe i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e ceremonisë e veçanërisht përfaqësuesin e GTZ-së, MTI-së, KOTAS-it dhe të USAID-it, dhe tha Pas një punë të suksesshme, po e mbyllim një trajnim që për herë të tretë mbahet në Kosovë, pikërisht në UBT, trajnimi për ciceronët turistik, dhe ne si UBT kemi pas nderin dhe kënaqësinë që ta implementojmë një projekt të tillë, tha Presidenti i UBT, Hajrizi.
Ai kandidatët e trajnuar për fushën në fjalë si 17 kandidatët e grupit të parë, 23 kandidatë të grupit të dytë, ashtu edhe 20 kandidatët e pranishëm i vlerësoj me potencial të lartë për prezantim të vendit, dhe shtoj se së UBT është në përpjekje të filloj edhe grupi i katërtë.
Po ashtu gjatë ceremonisë në fjalë të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesi nga GTZ, Ekrem Hyseni tha Sot turizmin në Kosovë ka kush ta prezantoj qoftë për brenda qoftë për jashtë dhe me vjen mire që pas GTZ-së janë angazhuar edhe donatorë tjerë për projektin në fjalë, dhe i përgëzoj të gjithë kandidatët pjesëmarrës dhe ju uroj punë të suksesshme, duke shpresuar që parë të tjerëve ta prezantojnë vendin tonë sa më mirë, tha Hyseni.
Po ashtu gjatë ceremonisë i pranishëm ishte edhe Fatos Hamza, përfaqësuesi nga KOTAS-i, i cili tha UBT është ndër universitete e para në Kosovë, e cila ka vërejtur se ciceronët e kualifikuar janë shumë të rëndësishëm, sepse në të njëjtën kohë e rrisin edhe ekonominë e vendit, dhe UBT falë punës së saj precize ka arrit ta zhvillojë projektin në përpikëri, citoi Fatos Hamza.
Po ashtu një fjalë rasti mbajti edhe Prof .Dr. Hivzi Muharremi, mësimdhënës në UBT, shprehi se të certifikuarit kanë për ta prezantuar Kosovën në të gjitha sektorët si në kulturë, ekonomi, etj