20 Nëntor 2024

U përuruan dy shtëpi të reja në Kroin e Vitakut

Mitrovicë, 6 korrik - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari, Riza Haziri si dhe banorë të veriut, ka përuruar të shtunën dy shtëpi të reja që janë rindërtuar në Kroin e Vitakut në kuadër të aksionit humanitar “Ndihmo edhe ti”.

Shtëpitë e Rexhep Ahmetit dhe Naser Avdiut janë rindërtuar nga ndërmarrja “Trepça” dhe kompania “Salbatring”.   

Kryetari Kastrati ka shprehur kënaqësinë që procesi i rindërtimit në veri po vazhdon. “Jemi duke vazhduar të punojmë dhe nuk do të ndalemi derisa të rindërtohen të gjitha shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara gjatë luftës në veri”.

Ai tha se deri me tani në të gjitha lagjet e veriut janë rindërtuar rreth 200 shtëpi, prej të cilave 50 në kuadër të aksionit humanitar “Ndihmo edhe ti”.

Ndërsa, Rexhep Ahmeti, shtëpia e të cilit është ndërtuar nga kompania “Salbatring”, u shpreh shumë i lumtur që është vendosur në shtëpinë e re. Ai falënderoj komunën dhe kompaninë që i kanë ndihmuar të nis një jetë të re.

Ndërsa Naser Avdiu, shtëpia e të cilit është ndërtuar nga ndërmarrja “Trepça”, tha se që 13 vite ka jetuar me qira nëpër lagje të ndryshme të Mitrovicës, mandej në Prishtinë etj. “Që dy ditë jam vendosur në shtëpinë e re sa bashku me familjen dhe jemi shumë të lumtur”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)