14 Nëntor 2024

U mbajt tryeza për akcizën në produktet e duhanit

Gjilan, 26 maj - Grupi Punues i Komisionit për  Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Akcizën në Produktet e Duhanit, i kryesuar nga deputeti Bardhyl Meta, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) dhe Management and Development Associates (MDA), mbajti sot në  Gjilan tryezë  pune me temën: “Akciza ne produktet e duhanit dhe revitalizimi i industrisë  së duhanit në Republikën e Kosovës.”

Ne takim morën pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit,Lutfi Haziri, Jehona Shyti nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si  dhe përfaqësues të grupeve të interesit që merren me kultivimin, prodhimin, shitjen, eksportimin dhe importimin e duhanit.

Z. Meta, në fjalën hyrëse i njoftoi pjesëmarrësit se qëllimi i takimit është mbikëqyrja e zbatimit të ligjit dhe mbledhja e informatave për nevojën e adresimit të çështjeve për ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme ligjore, me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të sektorit të industrisë së duhanit, përkrahjes së prodhimit vendor në këtë sektor, ku Kosova dikur ka qenë kampion regjional në këtë lëmi, dhe masave përmes politikave stimuluese që ndikojnë në punësim, gjenerime të të ardhurave me efekte në të hyrat buxhetore.

Pjesëmarrësit mbështetën iniciativën  e Komisionit që është  në funksion të ringjalljes së traditës së kultivimit të duhanit në regjionin e Gjilanit që është një ndihmesë e drejtpërdrejtë edhe në punësimin dhe gjenerimin e të ardhurave familjare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)