18 Nëntor 2024

U mbajt takimi i Komitetit Drejtues të AGTSH

Prishtinë, 11 mars - Sot në Agjencionin e Statistikave të Kosovës (ASK) është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues të Anketës të Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (AGTSH 5).

Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë është zhvilluar nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me UNICEF-in.

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, i cili është edhe kryesues i Komitetit Drejtues të Anketës AGTSH 5, theksoi se procesi i zhvillimit të kësaj ankete, është në fazën e fundit të mbledhjes së të dhënave dhe gjatë gjithë kohës është synuar që ky proces të ketë cilësi, ku është arrit të mblidhen shumë të dhëna të rëndësishme.

“Kur do të kemi produktin final për këto aktivitete, Kosova do të ketë një pasuri të madhe, pasi Ministria e Shëndetësisë, Ministria Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Mirëqenies Sociale, institucione tjera dhe organizata, do t’i kenë të dhënat e duhura që u nevojiten”, tha Krasniqi. 

Shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, pasi foli për rëndësinë e zhvillimit të kësaj ankete, tha se rasti i Kosovës do të merret si shembull për anketat që UNICEF do të zhvillojë në vende tjera dhe pohoi se ky rezultat i arritur, është një angazhim i të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në projektin MICS në Kosovë.

 
“ Gjatë vizitave në terren, të cilat janë bërë, kemi hasur në një pasuri, vlera e të cilave është shumë e rëndësishme, të cilën nuk do të donim që ta humbisnim”, tha Omar Gad.

Drejtori i Departamentit të Statistikave Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Bashkim Bellaqa njoftoi se projekti ka hyrë në fazën përfundimtare dhe se anketa ka pasur shtrirje në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit.

 
“Numri i qarqeve është 380, nga to 276 kanë përfunduar, 86 nuk kanë përfunduar, ndërsa 16 janë në përfundim e sipër, shprehur në përqindje, qarqet e përfunduara janë 73 për qind”, tha Bellaqa dhe shtoi se shkalla e refuzimit të anketës ka qenë vetëm 2 për qind, ndërsa shkalla e përgjigjes është 86 për qind.

 
Kurse, Servete Muriqi – Gashi, zyrtare e lartë në Sektorin e Metodologjisë dhe Koordinatore e AGTSh-së, bëri përshkrimin e anketës që nga fazat e para të fillimit të saj deri më tani dhe hapat e ardhshëm të zhvillimit të anketës.

 
Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë  është duke u zhvilluar nga ASK-ja në bashkëpunim me UNICEF-in, ka filluar më 18 nëntor 2013, e cila është anketë ndërkombëtare për ekonomitë familjare, e dizajnuar për të mbledhur të dhëna për treguesit kyç, të cilët janë statistikisht të sakta dhe ndërkombëtarisht të krahasueshme. Këta tregues përdorën për të vlerësuar situatën e fëmijëve dhe grave në fushën e shëndetësisë, arsimit, mbrojtjes së fëmijëve dhe në fusha tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)