Turqia thyen rekord botëror në ekonomi
Stamboll, 2 korrik - Turqia thyen rekord botëror në ekonomi, rritja e të cilës në 3-mujorin e parë të vitit u regjistrua të jetë 11%.
Tepër pozitive janë edhe shifrat e eksportit të muajit maj.
Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi rezultatet e periudhës së parë të vitit 2011 për Produktin e Brendshëm Bruto (GDP).
Sipas kësaj, në çerekun e parë të vitit ekonomia turke arriti një rritje të lartë me 11%.
Kështu ekonomia turke në 3-mujorin e parë të 2011-s u bë ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë.
Gjatë periudhës në fjalë Produkti i Brendshëm Bruto me çmime korente shënoi 284 miliardë e 868 milionë lira turke (afro 142,5 miliardë euro).
Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi gjithashtu edhe të dhënat e tregtisë me jashtë.
Eksporti i muajit maj u rrit me 11,7%, duke kapur vlerën e 10 miliardë e 948 milionë dollarë, ndërsa në muajin qershor eksporti shënoi 42,6% rritje dhe u realizua në 21 miliardë e 5 milionë dollarë amerikanë.