Turqia shpall strategjinë e daljes nga kriza

Ankara, 15 prill - Banka qendrore turke (TCMB) ka publikuar "Strategjinë e Daljes nga Kriza", e cila përfshin anulimin e masave që ishin marrë gjatë krizës globale dhe operacionet për normalizimin e situatës financiare.
Sipas kësaj do të tërhiqen gradualisht një pjesë e masave që ishin marrë gjatë procesit të krizës ndaj tregut të valutës dhe lirës turke.
Procesi do të zhvillohet me kujdes dhe i shtrirë në kohë. Monedha e tepërt në treg do të reduktohet në mënyrë graduale.
Ndërsa programi që është deklaruar më parë në lidhje me emetimin e bonove shtetërore për tregun e brendshëm do të vazhdojë.
Gjithashtu Banka Qendrore nuk do të bëjë ndërhyrje as në politikën e saj monetare.
Normat bazë të interesit edhe për periudhat në vijim do të përcaktohen në përshtatje me panoramën e inflacionit dhe objektivat afatshkurtër e afatmesëm.
Do të ndryshojë metoda e bërjes së tenderëve me maturim 1-javor për riblerjet.
Në vend të metodës tradicionale, tenderi do të zhvillohet me metodën e sasisë me normë interesi të pandryshueshme.
Në kuadër të kësaj norma fikse e interesit do të përcaktohet duke i shtuar 50 pikë bazë normës së interesit të huamarrjes që është publikuar për veprimet me maturim 1-ditor.
Si rrjedhim norma konstante e interesit që shpallet për blerjet e repos me maturim 1-javor do të jetë edhe normë referuese nga pikëpamja e politikës monetare.