25 Dhjetor 2024

Turqia shënoi rritje ekonomike prej 1,8 për qind në vitin 2020

Ankara, 1 mars - Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) ka njoftuar se ekonomia e Turqisë është rritur për 1,8 për qind në vitin 2020, në vitin që u përshkua nga pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Turqisë me çmimet aktuale ishte 5,1 trilionë lira turke (rreth 717,1 miliardë dollarë) vitin e kaluar, bënë të ditur nga TurkStat.

Të premten, në një panel prej 21 ekonomistësh të anketuar nga AA, ata parashikuan që ekonomia turke do të rritet prej 2,2 për qind në vitin 2020.

Në tremujorin e fundit të vitit 2020, ekonomia shënoi një normë të rritjes vjetore prej 5,9 për qind, treguan të dhënat e TurkStat.

Turqia dhe Kina janë vendet e vetme që shënuan një normë pozitive të rritjes ekonomike midis të gjitha vendeve të grupit G20 për të cilat të dhënat janë në dispozicion, ndërsa pjesa tjetër shënoi rënie ekonomike gjatë periudhës së njëjtë.

Parashikimi i ekonomistëve për tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishte mesatarisht 7 për qind, ku parashikimi më i ulët ishte 5 për qind dhe më i larti 8,3 për qind.

Ekonomia turke regjistroi një rritje prej 6,3 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, pas rënies ekonomike prej 10,3 për qind në tremujorin e dytë kur ndikimi i koronavirusit filloi të ndihej seriozisht. Në tremujorin e parë, PBB e Turqisë u rrit për 4,5 për qind.

Kursi i këmbimit të lirës turke me dollarin amerikan ishte mesatarisht rreth 7.00 në vitin 2020.

Programi i Ri Ekonomik i Turqisë, i njoftuar shtatorin e kaluar, kishte parashikuar që ekonomia turke të rritet me 0,3 për qind vitin e kaluar.

Në vitin 2019, shkalla e rritjes së vendit ishte 0,9 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)