Turqia, shembull për vendet e rajonit në ekonomi
Stamboll, 21 korrik - Turqia me performancën e saj të treguar në ekonomi paraqet një shembull për vendet e rajonit.
Guvernatori i Bankës Botërore, Robert Zoellick i ndodhur në Turqi për vizitë tha se Turqia është një vend shumë i rëndësishëm dhe shprehu dëshirën për thellimin e marrëdhënieve në rolin e Turqisë në ekonominë e rajonit.
Edhe zëvendëskryeminsitri, Ali Babaxhan vuri theksin në rëndësinë e përkrahjes së Bankës Botërore për arritjen e synimeve të Turqisë për vitin 2023.
Ne kemi 21 projekte të ndryshme me Bankën Botërore dhe jemi duke punuar mbi strategjin e vendit për periushën 2012-2015. Kjo strategji do të jetë në përputhje me zotimet tona zgjedhore dhe planet për zhvillim.\"
\"Që Turqia ti arrijë synimet e saj për vitin 2023 kemi nevoj për reforma duke filluar prej arsimit e deri tek gjyqësori. Synojmë të radhitemi në mesin e 10 ekonomive më të mëdha të botës dhe për ne është do të jetë shumë e rëndësishme përkrahja e Bankës Botërore për realizimin e të gjitha këtyre reformave, u shpreh Babaxhan.