Turqia regjistron rritje të papunësisë
Ankara, 18 gusht - Instituti Turk i Statistikave (TUIK) publikoi raportin e papunësisë në vend.
Në maj 2015 janë regjistruar 238 mijë të papunë më shumë të grupmoshës mbi 15 vjeç në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për një total prej 2 milionë e 789 mijë personash.
Niveli i papunësisë së Turqisë në të njëjtën periudhë ka rezultuar 9,3%.
Sipas TUIK-ut, papunësia jobujqësore është 11,4%, kurse niveli i punësimit jashtë sektorit të bujqësisë 46,9%.
Raporti në fjalë thekson gjithashtu se shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është realizuar në 51,7%, ndërsa punësimi në sektorin publik është rritur me 1,7%.