20 Nëntor 2024

Turqia regjistron 85 miliardë dollarë suficit

Ankara, 17 qershor - Ministria turke e Financave publikoi përfundimet e zbatimit të buxhetit për periudhën janar-maj 2013 dhe për muajin maj.

Në 5 muajt e parë të vitit të kaluar buxheti turk doli me 432 milionë lira deficit, kurse këtë vit në këtë periudhë buxheti regjistroi 4,3 miliardë lira suficit.

Buxheti i Administrimit Qendror në muajin maj regjistroi 4,6 miliardë lira tepricë.

Të ardhurat buxhetore për muajin maj të këtij viti janë rritur me 13,2% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe u realizuan në shifrën 34,9 miliardë lira, kurse harxhimet buxhetore për të njëjtën muaj u rritën me 15,6% dhe u realizuan në shifrën 30,3 miliardë lira.

Të ardhurat buxhetore për periudhën janar-maj 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rritën në masën 16,1% duke u realizuar në shifrën 159,6 miliardë lira turke (85 miliardë dollarë), kurse shpenzimet buxhetore për të njëjtën periudhë u rritën me 12,7% dhe u realizuan në shifrën 155,2 miliardë lira turke (afërsisht 83 miliardë dollarë).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)