19 Nëntor 2024

Turqia pritet të ketë një rritje ekonomike me 3,5 për qind

Ankara, 7 nëntor - Sipas raportit të Parashikimeve Ekonomike Evropiane Vjeshtë 2013 të realizuar nga Komisioni Evropian Turqia pritet të ketë një rritje ekonomike me 3,5 për qind gjatë 2013.
 
Turqia pritet të ketë një rritje ekonomike me 3,5 për qind gjatë 2013, ndërsa norma e rritjes pritet të jetë me 3 për qind gjatë vitit të ardhshëm dhe 4,3 për qind për vitin 2015, thuhet në raportin e Parashikimeve Ekonomike Evropiane Vjeshtë 2013 të realizuar nga Komisioni Evropian.

Përqindjet e inflacionit projektohen në 7,7 për qind gjatë vitit aktual dhe në 7,2 për qind përgjatë vitit të ardhshëm dhe në 7,5 për qind në vitin 2015.

Në raport thuhej se \"inflacioni i çmimeve të konsumit vjetor pritet të bjerë nga 9,0 qind që ishte në vitin 2012 në 7,7 për qind përgjatë vitit\'\' .

Që nga korriku, kalimi përmes lirës dhe përdorimit të saj ka arritur në rritjen e çmimeve të brendshme.

Çmimet më të ulëta ndërkombëtare të energjetikës duhet të ndikojnë në mbajtjen e inflacionit në nivelin 7, 8 për qind përgjatë vitit 2014 dhe 2015 që është ende shumë më lart se niveli prej 5 për qind i parashikuar nga Banka Qendrore.

\"Për sa i takon normës së borxhit publik, një ndryshim i vogël parashikohet lidhur me deficitin e borxhit të jashtëm të Turqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)