17 Nëntor 2024

Turqia prezantoi masa për inkurajimin e lindshmërisë

Ankara, 11 janar - Qeveria turke prezantoi një pako të re masash për inkurajimin e natalitetit, në përputhje me ambiciet e presidentit Erdogan për më shumë fëmijë në familjet turke. Programi i ri përfshin disa masa financiare për gratë, të cilat bëhen nëna për herë të parë.

Përveç kësaj nënat do ta kenë të drejtën të përdorin leje materniteti krejt të paguar për katër muaj dhe mundësi të punojnë me orar të reduktuar të punës, gjithashtu i paguar nga qeveria deri në mbushjen e moshës 5-vjeçare të fëmijës.

Pas lindjes së fëmijës nënat do të marrin stimulim financiar prej 600 lira turke (220 euro), për nënat me më shumë fëmijë parashikohet financim suplementar. Popullsia e shtetit është 76 mln veta dhe sipas kryeministrit Davutogllu ajo duhet ta stimulojë traditën për të paktën 2 fëmijë në familje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)