15 Nëntor 2024

Turqia përshpejton përsëri rritjen ekonomike

Ankara, 14 janar - Ekonomia e Turqisë që ka krijuar vende pune për rreth 6 milion e 500 mijë vetë pas krizës globale të vitit 2008, edhe në hartën e re të saj rrugore, do të fokusohet tek investimi, rritja dhe sigurimi i vendeve të reja të punës.

Sipas lajmit të gazetës “Sabah”, këtë vit parashikohet që në vend të bëhet një investim prej 450 miliardë lirash turke, pra afërsisht 150 miliardë dollarë.

Brenda 3 vjetësh do të sigurohen vende të reja pune edhe për 2 milion njerëz.

Ndërkohë që janë rritur pritshmëritë për rritjen ekonomike, parashikimi i papunësisë për vitin 2017 ka rënë në shifër me 1 numër.

Në fund të vitit 2016, numri i të punësuarve do të arrijë në 26 milion e 655 mijë ndërsa në fund të vitit 2018 parashikohet të arrijë në 28 milion e 604 mijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)