Turqia nuk merr në konsideratë vlerësimin Moodys
Stamboll, 18 gusht - Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zejbekçi reagoi ashpër ndaj deklaratës së organizatës ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, Moodys në lidhje me Turqinë.
Duke e bërë të ditur se vlerësimet e bëra në deklaratë nuk kanë të bëjnë me ekonominë Ministri Zejbekçi tha se Turqia nuk i merr në konsideratë vlerësimet e bëra nga Moodys.
Ministri Zejbekçi tha se kjo organizatë duhet ti rishikoj vlerësimet e treguesve të lartë të bëra në lidhje me ekonominë turke, ndërsa shtoi se treguesit ekonomik të Turqisë gjithmonë do të jenë të larta.
Zejbekçi tha se Turqia është njëra prej vendeve në bordin drejtues të FMN-së ndërsa shtoi se organizatat ndërkombëtare për vlerësimin e kredive zakonisht kanë tendencë që notën e kredisë së Turqisë ta tregojnë të ulët, por në të parë në zhvillimet ekonomike detyrohen ti përmirësojnë gabimet e tyre.