Turqia ndihmon Egjiptin me 2 miliardë dollarë

Kajro, 16 shtator - Kajroja bëri të ditur se nga Ankaraja do të pranojë 2 miliardë dollarë të cilat do të shfrytëzohen në përmirësimin e gjendjes së rëndë ekonomike pas revolucionit në vend.
Ministri egjiptian i financave, Momtaz Al Said në një prononcim për media u shprehë se Turqia ka premtuar të na ndihmojë me një shumë prej 2 miliardë dollarëve ku do të përpiqemi ti shfrytëzojmë për përmirësimin e ekonomisë së brishtë që kemi trashëguar nga ish-regjimi i vendit.
Mediat njoftuan se kjo marrëveshje është nënshkruar gjatë një vizite të një delegacioni të lartë egjiptian në Stamboll.