Turqia ndërton laborator bizhuterie
Ankara, 2 shtator - Në Turqi është hapur laboratori i parë për bizhuterinë, i cili do të rrisë fuqinë konkurruese të sektorit në fushën ndërkombëtare si dhe do të ofrojë një shërbim më cilësor dhe të besueshëm.
Në Turqi është hapur laboratori i parë për bizhuterinë.
Qendra e Bizhuterive dhe Gurëve të Çmuar (Mücevher ve Değerli Taş Merkezi) është themeluar nga Dhoma e Argjendarëve të Stambollit (İKO) në kuadër të programit të mbështetjes, të miratuar nga Agjencia e Stambollit për Zhvillimin (İSTKA).
Në këtë qendër, e cila do të kontribuojë në ekonominë turke, përfaqësuesit e sektorit do të mbështeten me trajnime në fushën e gurëve të çmuar, me asistencë për regjistrimin e dizenjove dhe shndërrimin e prodhimeve në markë tregtare.
Me heqjen e akcizës për importin e gurëve të çmuar vitin e kaluar kishin filluar punimet për rritjen e pastës së Turqisë në tregun botëror të bizhuterive.
Në këtë kuadër është hapur në Stamboll edhe Qendra e Bizhuterive dhe Gurëve të Çmuar, përmes të cilës synohet rritja e fuqisë konkurruese të sektorit në fushën ndërkombëtare si dhe ofrimi i një shërbimi më cilësor dhe të besueshëm.