19 Maj 2024

Turqia mund të bëhët Kina e Evropës

Berlin, 13 nëntor - Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Berlinit në Gjermani (IHK), Eric Schuweitzer tha se Turqia është duke e realizuar objektivin që i ka vendosur vetes për të qenë një nga 10 ekonomitë më të mëdha të botës.

Në fjalën që mbajti në seminarin me titull “Zhvillimi në Bosfor”, realizuar në kuadër të Konferencës së 10-të për Ekonominë e Jashtme Berlin-Brandenburg, mbajtur në godinën e dhomës së tregtisë (IHK) në Berlin, Schuweitzer rikujtoi fjalët e Kryeministrit Erdoan gjatë vizitës që kishte realizuar 2 javë më parë në Berlin, ku kishte rikonfimuar objektin e qeverisë për ta futur Turqinë në mesin e 10 ekonomive më të mëdha të botës. Unë, u shpreh Schuweitzer, jam i bindur që Turqia ka për t’ia arritur këtij qëllimi.

Në 10 vitet e fundit Turqia ka shënuar një rritje mesatare ekonomike 6%, gjë që është shumë impresionuese, nënvizoi Shvaitzar në fjalën e tij.

“Krizën financiare dhe ekonomike në botë Turqia e kapërceu shpejt duke lënë prapa shumë vende evropiane”, u shpreh Schuweitzer ndërsa shtoi se në Turqi janë krijuar shanse për lindjen e lidhjeve të reja të biznesit duke zhvilluar infrastrukturën dhe duke bërë investime në teknologjinë e përparuar.

Turqia ka një popullsi prej 75 milionë banorësh, popullsia turke vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, - nënvizoi Schuweitzer duke bërë komentin se “Turqia mund të jetë Kina e Evropës. Lidhur me progresin e ekonomisë, Turqia është dhe do të jetë lokomotivë në Evropë”.

Schuweitzer tha se eksportet e landit të Berlinit në Turqi brenda 20 vjetëve janë trefishuar, ndërsa shtoi se në të ardhmen kjo shifër duhet të rritet akoma edhe më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)