19 Nëntor 2024

Turqia mes gjigandëve të rinj të ekonomisë globale nga viti 2014

Ankara, 12 janar - Sipas ekonomistit me famë botërore, Xhim O\'Neill, Turqia do të renditet mes gjigandëve të rinj të ekonomisë globale duke filluar nga viti 2014.

O\'Neill deklaroi se grupi MINT, në të cilin ai përfshin Turqinë, Indonezinë, Meksikën dhe Nigerinë, do të bëhet ylli i ri i ekonomisë botërore.

Ish-shefi i ekonomisë së bankës shumëkombëshe të investimeve me seli në SHBA, \"Goldman Sachs\", është emri i cili ka futur në literaturën ekonomike termin BRIC, që përbëhet nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, duke tërhequr mbi vete vëmendjen e të gjitha rretheve financiare.

I njohur ndryshe edhi si \"orakulli i ekonomisë globale\", Xhim O\'Neill shprehet se vendet e BRIC-ut nuk do të jenë më lokomotiva të tregjeve në zhvillim dhe s\'do të kenë më një nivel të lartë rritjeje ekonomike. \"Vendin e BRIC-ut do ta zënë shtetet e MINT-it\", theksoi ai.

\"Edhe pse kanë një vëllim ekonomik shumë më të ulët se BRIC-u, vendet e MINT-it kanë një potencial rritjeje shumë më të lartë\", shtoi O\'Neill.

Orakulli i ekonomisë globale vuri në pah se një nga problemet më të mëdha të BRIC-ut është mungesa e popullatës në moshë të re. \"Pavarësisht se zotëron rezerva të jashtëzakonshme nafte dhe gazi natyror, niveli i ulët i rritjes ekonomike të Rusisë buron pikërisht nga ky faktor\", nënvizoi ai dhe parashikoi se popullsia e Federatës së Rusisë në vitin 2050 do të bjerë në 100 milionë, nga aktualisht 140 milionë banorë.

Xhim O\'Neill vuri theksin veçanërisht mbi rëndësinë e madhe të popullsinë së re të Turqisë dhe Indonezisë, për zhvillimin dhe rritjen ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)