Turqia me 100 miliard dollar rezerva
Ankara, 28 korrik - Është duke u realizuar objektivi:"Rezervat e Bankës Qendrore deri në fund të vitit do të bëhen 100 miliardë dollarë", për të cilin Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ka folur sa herë që i është dhënë rasti.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan i cili ka shkuar në Angli për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike të Londrës 2012, u takua me turqit në darkën e iftarit.
Kryeministri Erdoan dha edhe sihariqin se rezervat e Bankës Qendrore kanë arritur në 99 miliardë dollarë.
Ai vuri në dukje se objektivi i tyre është që rezervat e valutës të Bankës Qendrore deri në fund të vitit t'i çojnë në 100 miliardë dollarë, dhe shtoi se shpresojnë që ky objektiv edhe të tejkalohet.
Kryeministri Turk tha se Turqia e ka shpënë në minimum borxhin që i ka FMN-së dhe rikujtoi se Fondit Monetar Ndërkombëtar i është dhënë fjala për 5 miliardë dollarë ndihma.
Në rendin e Kryeministrit ishin edhe olimpiadat.
Ai gjithashtu aludoi edhe për takimin që do të bëjë me Kryetarin e Olimpiadave dhe tha: "Jemi duke lobuar për t'i sjellë Olimpiadat në Stamboll".
Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan theksoi se Stambolli, një nga tre qytetet kandidate për olimpiadat e vitit 2020, është qyteti i qytetërimeve.