Turqia katërfishon kuoten në FMN
Stamboll, 28 maj - Kuota e Turqisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të katërfishohet, çka do të thotë se vendi do të jetë ndërmjet 20 ekonomive më të mëdha në këtë institucion financiar, njoftoi përfaqësuesi i këtij fondi në Ankara, Marc Lewis.
Sipas tij, Turqia ka bazë solide makroekonomike që e bën tërheqëse për investimet e huaja, kështu që është vendosur që ajo të marrë edhe rol më të madh në FMN.
Lewis thekson se Turqia në dekadën e fundit ka treguar rezultate të jashtëzakonshme në rritjen ekonomike duke shtuar se për këtë vit pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit të rritet 8,5 për qind.