Turqia inkurajon investitorët e vet për të investuar në Kosovë
Prishtinë, 2 shkurt - Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë janë të interesuara për zhvillimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve u theksua gjatë takimit që Ministri i Integrimeve Europiane, Besim Beqaj kishte me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songül Ozan.
Turqia është duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës tha ministri Beqaj duke theksuar gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në mes të dy vendeve, i cili është në nivel te kënaqshëm.
Ministri Beqaj theksoi nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi dhe u angazhua për mbështetjen e Turqisë në përmirësimin e imazhit të Kosovës.
Kosova i ka përmbushur parakushtet për marrjen e strategjisë për liberalizimin e vizave, theksoi ministri Beqaj duke folur për përcaktimin e institucioneve të vendit në realizimin e parakushteve në procesin e integrimit evropian, i cili është prioritet kombëtar i Kosovës.
Ambasadorja Ozan theksoi kënaqësinë e saj që i është dhënë mundësia që t i shërbej forcimit të marrëdhënieve Kosovë Turqi dhe vlerësoi lartë qasjen e institucioneve të Kosovës sa i përket bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Turqia është duke i inkurajuar investitorët e vet më të mëdhenj për të investuar në Kosove në mënyrë që të zhvillojmë Kosovën dhe te bëjmë të mundur hapjen e vendeve të reja të punës, tha ambasadorja Ozan.