20 Nëntor 2024

Turqia i paguan FMN-së kestin e fundit të borxhit

Stamboll, 14 maj - Ka përfunduar marrëdhënia 51-vjeçare e borxhit që Turqia i kishte Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sot është shlyer kësti i fundit i detyrimit të Ankarasë ndaj FMN-së. Tashmë Turqia nuk është më një vend kredimarrës, por është ngjitur në statusin e vendit kredidhënës.

Sot ka marrë fund marrëdhënia 51-vjeçare e borxhit ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, një institucion ky që pas krizave ekonomike në Turqi njihej përmendësh nga të gjithë qytetarët.

Turqia pagoi sot këstin e fundit prej 421 milionë dollarësh të borxhit, që buronte nga marrëveshjet stand-by të arritura me FMN-në ndër vite.

Marrëveshjen e parë stand-by Turqia e ka firmosur në vitin 1961. Pas asaj date, pothuajse çdo vit është bërë një marrëveshje e re.

Kurse në 2005-n është nënshkruar marrëveshja e 19-të dhe e fundit stand-by me FMN-në.

Turqia ka trokitur plot 19 herë në portat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, borxhi total ndaj të cilit në vitin 2002 ka arritur kulmin me 23,5 miliardë dollarë, ndërsa sot ky borxh është shlyer përfundimisht.

Madje, Turqia do t\'i akordojë FMN-së një kredi prej 5 miliardë dollarësh, duke lënë prapa statusin e vendit kredimarrës dhe fituar atë të vendit kreditues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)