15 Nëntor 2024

Turqia i kërkon BE-së paratë e premtuara

Ankara, 21 prill - Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu i kujtoi Bashkimit Europian të mërkurën se Ankaraja ka nevojë për ndihma urgjente financiare.

Ai shtoi se pas arritjes së marrëveshjes me BE-në, numri i refugjatëve të paligjshëm që futen nëpërmjet Turqisë në vendet anëtare të BE-së është ulur dukshëm.

Çavusoglu i bëri deklaratat gjatë një konference shtypi pas takimit me homologun polak Witold Jan Waszczykowski.

Sipas tij, para marrëveshjes kishte çdo muaj 5000 refugjatë që hynin në gjashtë ishuj të Greqisë. \"Këto ditë, shifra është ulur nën 100,\" tha Çavusoglu.

Për trajtimin e krizës, Turqia ka shpenzuar 10 miliardë dollarë amerikanë. \"Prandaj, ajo ka nevojë emergjente për financim të premtuar nga BE-ja,\" shtoi ministri.

Sipas marrëveshjes së arritur para një muaji, refugjatët e paligjshëm që u futën në Greqi nëpërmjet Turqisë duhet të ekstradohen në Turqi dhe Ankaraja do të marrë masat e duhura për të ndaluar fluksin e refugjatëve, në këmbim Brukseli u zotua t\'i ofrojë palës turke 3 miliardë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)