Turqia është vendi me zhvillim më të shpejtë ekonomik në Evropë
Ankara, 1 prill - Rritja ekonomike në vitin 2010, duke i tejkaluar pritjet dhe objektivat, arriti në 8.9 për qind.
Falë kësaj shifre, Turqia është vendi me zhvillim më të shpejtë ekonomik në Evropë.
Instituti i Statistikave të Turqisë, ka bërë publike të ardhurat kombëtare për çerekun e fundit të 2010-ës.
Sipas kësaj rritja ekonomike e Turqisë në vitin 2010, u realizua në 8.9%.
Kurse rritja në çerekun e fundit të vitit ishte 9.2%.
Rritja ekonomike duke i tejkaluar pritshmëritë dhe objektivat e ka vendosur Turqinë në vendin me rritje më të shpejtë ekonomike në Evropë.
Rritja ekonomike e Turqisë arriti në 1 trilion e 105 miliardë e 101 lira turke, pra afërsisht 550 miliardë euro.
Të ardhurat për person janë rreth 10 mijë e 79 dollar, pra 15 mijë e 138 lira turke.
Instituti i Statistikave të Turqisë, ka bërë publike edhe shifrat e tregtisë së jashtme për muajin shkurt.
Eksporti duke u rritur me 22.2% arriti në 10 miliardë e 109 milion dollarë.
Kurse importi duke u rritur me 48.7% arriti në 17 miliardë e 516 milion dollarë.