16 Nëntor 2024

Turqia e treta në G20 për rritjen ekonomike

Ankara, 15 shtator - Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) njoftoi shifrat e rritjes ekonomike mes vendeve anëtare të G20-ës për tremujorin e dytë të 2015 duke i krahasuar ato me tremujorin e parë të vitit.

Sipas këtyre të dhënave Turqia renditet e treta mes vendeve të G20-ës për nga rritja ekonomike gjatë tremujorit të dytë të këtij viti duke regjistruar një rritje me 1,3 për qind.

OECD-ja njoftoi gjithashtu se ekonomia botërore, ku vendet anëtare të G20-ës përfaqësojnë 85 për qind, në tremujorin e dytë të 2015 ka pasur një rritje prej 0,7 për qind.

Sipas buletinit të OECD-së, ekonomia kineze ka shënuar rritjen më të fortë mes vendeve të G20-ës, duke realizuar një rritje me 1,7 për qind.

Nga ana tjetër ekonomia e SHBA-së në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë shënoi një rritje me 0,9 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)