16 Nëntor 2024

Turqia do të vazhdon mbështetjen ekonomike ndaj Kosovës

Prishtinë, 14 shtator - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim kurtuazie ambasadoren e Turqisë në Kosovë Kıvılcım Kılıç, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Gjatë këtij takimi njoftues, Ministri Hoti e uroj Ambasadoren  Kılıç për mandatin e saj të ri, si dhe e falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm të shtetit turk. Me këtë rast Ministri Hoti  shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave që të thellojë bashkëpunimin edhe më tej.

Ndërsa, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë Kıvılcım Kılıç, e falënderoi Ministrin Hoti për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së  Republikës së Turqisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)