Turqia do të hapë bankë në Kosovë
Prishtinë, 24 dhjetor - Banka lidere e Turqisë Iş Bankasi ka njoftuar se po planifikon të hapë një bankë në Kosovë ose të blejë ndonjërën prej atyre aktuale, raporton Reuters.
Banka tha në një njoftim në Bursën e Stambollit se dëshiron të hapë edhe një degë në Gjeorgji.
Türkiye İş Bankası është banka më e madhe e Turqisë dhe institucion lider financiar. Renditet si e 102 në mesin e 1000 bankave më të mira në botë.