Turqia dhe Rusia me qarkullimi tregtar deri në 100 miliardë dollar
Shën Petersburg, 23 nëntor - Federata Ruse dhe Turqia synojnë ta rrisin tregtinë midis dy vendeve aty nga viti 2020 deri në 100 miliardë dallar, deklaroi kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.
Duke marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit ruso-turk në nivel të lartë në Shën Petersburg, ai vuri në dukje se në këtë drejtim do të punojnë intensivisht të gjitha ministritë dhe dikasteret.
Rënia jo fort e ndjeshme kohët e fundit e tregtisë dypalëshe, sipas fjalëve të Erdogan, është e lidhur me problemet ekzistuese aktuale në ekonominë botërore.