Turqia dhe Kina intesifikojn marrëdhënieve ekonomike
Prishtinë, 3 mars - Kina është ekonomia me rritje më të shpejtë në botë, dhe Turqia vitin e kaluar arriti të jetë një nga vendet me rritje më të shpejtë ekonomike në Evropë.
Por tregtia që bëjnë këto dy vende me njëra tjetrën nuk ka arritur në nivelin e dëshiruar.
Duke u nisur nga ky fakt, biznesmenët e të dyja vendeve janë vënë në lëvizje për të mbyllur këtë deficit.
Edhe pse gjeografikisht këto vende janë larg njëra tjetrës, bota e biznesit ka nisur punën për të siguruar afrimin e marrëdhënieve ekonomike.
Me këtë qëllim në mbledhjen e organizuar në Stamboll nën drejtimin e Konfederatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Turqisë, TUSKON me titull Shanset e përbashkëta për Kinën dhe Turqinë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik.
Cui Liru, Kryetari i Institutit Ndërkombëtar Kontemporan, një nga institutet më të njohura të mendimit të Kinës, tha se duhet që të dy popujt të njohin mirë njëri tjetrin.
Kurse kryetari i Konfederatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Turqisë, TUSKON, Riza Nur Meral, u shpreh se në formësimin e të ardhmes së botës, vendimet që do të marrin këto dy vende do të jenë shumë ndikuese.
Edhe biznesmenët që morën pjesë në mbledhje bënë të ditur se kjo mbledhje është një fillim shumë i rëndësishëm në emër të tregtisë turko-kineze