27 Prill 2025

Turqia deri në maj përfundon borxhin që ka ndaj FMN-së

Stamboll, 27 mars - Zëvendëskryeministri Ali Babaxhan tha se borxhi që Turqia i ka FMN-së do të përfundojë në maj të këtij viti.

Sot borxhi që i ka Turqia Fondit Monetar Ndërkombëtar është reduktuar në 400 milion dollarë, sqaroi Ali Babaxhan.

Kur erdhëm në pushtet borxhin e FMN-së e gjetëm 23 miliardë dollarë, rikujtoi Babaxhan duke shtuar se në maj do të paguhet edhe kësti i fundit dhe Turqia nuk do ti ketë më borxh FMN-së.

“Kurse rezervat e Bankës Qendrore ishin 28 miliardë dollarë. Sot borxhi që i kemi Fondit Monetar Ndërkombëtar ka zbritur në 400 milionë dollarë. Në muajin maj paguajmë këstin e fundit dhe e çojmë në zero borxhin”, nënvizoi Babaxhan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)